PAMJET/ Streha e patronazhistëve dhe shpërfytyrimi agresiv i Braçes/ Belind Këlliçi njofton policinë, strukturat nuk reagojnë
Pas konfliktit që deputeti Erion Braçe dhe një tufë patronazhistësh bënë me denoncuesin e një zyre sekrete të PS dhe gazetaren e Syri tv, Ambrozia Meta në vendin e ngjarjes ka shkuar me urgjencë drejtuesi politik i PD Belind Këlliçi i cili ka thirrur policinë ka bërë denoncimin në policinë e kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Marco Boçari, në Tiranë.
Ndërkohë që policia thotë patjetër që do vijmë, ndërkohë që nuk paraqitet asnjë patrullë.
Sjellja e Braçes dhe ushtarëve të tij iu turrën denoncuesve në një mënyrë të turpshme.

Ai shkoi aty që të ruajë një skenë krimi. Pasi pak me herët u larguan me vrap nga aty disa patronazhistë që e përdornin atë zyrë të paidentifikuar vetëm për të intimiduar dhe manipuluar votat.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI

