Shkencëtarët krijojnë “djathë” nga mbetjet ushqimore!

Shkencëtarët krijojnë “djathë” nga mbetjet

Një ekip studiuesish në Stanford University ka zhvilluar një produkt të ri ushqimor që imiton shijen e djathit, por në fakt prodhohet nga mbetje ushqimore përmes proceseve të fermentimit biologjik.

Projekti udhëhiqet nga bioinxhinieri Vayu Hill-Maini, i cili po eksperimenton me përdorimin e kërpudhave (fungi) për të transformuar mbetjet ushqimore në produkte të ngjashme me djathin tradicional.

Si funksionon procesi?
Fermentimi është një proces biologjik ku mikroorganizmat shndërrojnë karbohidratet si niseshteja ose sheqernat në substanca të tjera pa praninë e oksigjenit. Ky proces përdoret prej kohësh në prodhimin e bukës dhe pijeve alkoolike.

Në këtë rast, shkencëtarët përdorin mbetje të industrisë ushqimore si “substrate” dhe, përmes fermentimit me fungi dhe përbërës të tjerë, krijojnë një produkt që ka shije të ngjashme me djathërat italianë si Pecorino apo Parmigiano.

Ushqim i qëndrueshëm për të ardhmen
Sipas studiuesve, kjo teknologji mund të ndihmojë në reduktimin e mbetjeve ushqimore dhe në krijimin e produkteve më të qëndrueshme për të ardhmen, duke i dhënë vlerë të re nënprodukteve që aktualisht hidhen ose nuk përdoren./BBC

EMISIONET