VIDEO/ “Genesis” në qendër të vëmendjes, Tayna feston rrugëtimin 8-vjeçar!

VIDEO/ “Genesis” në qendër të vëmendjes, Tayna

Tayna ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e saj, duke festuar 8-vjetorin artistik me një event të veçantë në Prizren, qytetin e saj të lindjes.

Në këtë mbrëmje festive, ajo mblodhi miq, familjarë dhe figura të njohura të skenës muzikore për të ndarë suksesin e rrugëtimit të saj artistik dhe për të prezantuar projektin më të ri.

Eventi shërbeu edhe si promovim i albumit të saj të fundit, “Genesis”, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe nga publiku dhe rrjetet sociale.

Një nga momentet kryesore të mbrëmjes ishte shfaqja e dokumentarit të realizuar nga vetë Tayna, ku ajo tregon prapaskenat e punës, procesin krijues dhe udhëtimin drejt realizimit të albumit. Në dokumentar përfshihen edhe pamje nga xhirime në qytete të ndryshme evropiane si Berlini dhe Barcelona, duke zbuluar përkushtimin dhe punën intensive pas projektit.

Dokumentari është publikuar tashmë në platformën YouTube, ku fansat mund ta ndjekin të plotë.

Në fund të mbrëmjes, Tayna falënderoi publikun për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky 8-vjetor shënon vetëm një etapë të re drejt projekteve edhe më të mëdha në të ardhmen.

EMISIONET