(PAMJE) VENGU MBATH ÇIZMET/ Ministri i Mbrojtjes në konvaleshencën e Durrësit: Janë akomoduar mbi 300 banorë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se në zonën e Durrësit mbi 300 banorë janë trajtuar me akomodim, ushqim dhe kujdes shëndetësor në ambientet e konvaleshencës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë, sipas ministrit njoftohet se ekipet e bashkisë, emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren për normalizimin e situatës në disa zona të qytetit, pas 48 orëve me reshje intensive.
Vengu gjithashtu ka nënvizuar se institucionet janë në gatishmëri të plotë për të qenë pranë çdo familjeje të prekur.

