OPOZITA FLAKË, POLICIA UJË E GAZ/ Molotov, fishekzjarre, përplasje dhe tym para kryeministrisë e Kuvendit

Protesta kombëtare e opozitës u shënjua nga rikthimi i përdorimit të gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia për të shpërndarë opozitarët që hodhën motov, fishekzjarre e gurë ndaj godinës së qeverisë e Kuvendit. Për gati 4 orë u shënuan momente përplasjesh e tensioni, që lanë pas disa të lënduar nga të dy palët.

Fjalën dhe nisi të valëvisë flamurin kombëtar para mbështetësve që iu bashkuan protestës kombëtare.

Shishet me benzinë shpërthenin në flakë sapo përplaseshin në shkallet ose muret e godinës së qeverisë.

Shpërthimet rrezikuan efektivë të policisë së renditur në kordon për ruatjen e instutucionit.

Këto pamje tregojnë përmasat e përdirimit të fishekzjarreve, si asnjë herë më parë.

Në përgjigje policia reagoi me gazlotsjellës dhe ujë me presion përmes një autoboti, për të shpërndarë protestuesit.

Këto pamje zgjatën për minuta me radhë, deri kur Sali Berisha i orientoi mbështetësit ti drejtoheshin godinës së Parlamentit, por kryedemokrati nuk i drejtoi vetë në këtë stacioon të dytë.

Menjëherë tensione e përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Deputetë të PD-së si Luciano Boçi, Flamur Noka dhe Besart Xhaferri qëndronin në krye të opozitarëve

Situata përshkallëzoi shpejt dhe policia reagoi me gaz lotësjellës, por një pjesëe e mirë iu rikthye pas nga protestuesit.

Gurë e sende të forta po ashtu u hodhën drejt bluve që kundërpërgjigjeshin me gaz.

Kur mbërriti autoboti i ujit me presion situata u tensionua.

Deputet të PD tentuan të bëjnë barrikadë njerëzoir, por nuk e ndalën dot ndërhyrjen me ujë për të shpërndarë protestuesit.

Makina e ujit me presion i ndoqi deri në bulevard, jo shumë larg selisë së PD.

Disa persona u shoqëruan në momente të ndryshme, ndërsa këto pamje tregojnë momentet kur një i mitur futet në makinën e policisë.

Kryedemokrati Sali Berisha nga Selia e PD tha se protesta e kreu misionin.

Këto pamje tregojnë gjurmët e protestes që mbetën në godinën e qeverisë dhe oborrin e Kuvendit.

Ekspertët rrethuan zonat si skena krimi dhe kryen veprimet për dokumentimin e materialeve të përdorura.

EMISIONET