NIS ZBATIMI I SKENARËVE/ Nga Kryeministria protesta zhvendoset drejt ... nis hedhja e molotovëve në rrugët e Tiranës
Ndryshe nga herët e tjera, ku protestat janë karakterizuar nga fjalime të përfaqësuesve të opozitës dhe shoqërisë civile, mbrëmjen e sotme protesta kombëtare e opozitës është një skenar të qartë. Duket se ajo u është lënë në dorë qytetarëve.
Partia Demokratike kërkon heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku pas skandalit të korrupsionit si edhe largimin e kryeministrit Edi Rama për çuarjen e vendit në një qeveri teknik për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Protestës kombëtarë i janë bashkuar mijëra qytetarët nën thirrjet, “Rama ik”, “Edi “Rama në Burg”.
Me flamuj kombëtarë, të SHBA si edhe të Bashkimit Europian, është shoqëruar protesta e sotme e opozitës. Nën brohorima, protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit Rama.
Ndërkaq, ka nisur dhe zbatimi i skenarëve të hartuar, ku protestuesit me në krye Sali Berishën janë larguar nga Kryeministria dhe janë drejtuar për tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Gjatë marshimit janë jhedhur dhe dy molotovët e parë nga protestuesit.
OPOZITA NË SHESH/ Gjithçka po ndodh! Snajper në tarracën e Kryeministrisë, forca të shumta policie


