Nis Komiteti i të Rinjve pranë Dhomës Amerikane, VanHorn: Sfida për t’u kapërcyer

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, mori pjesë në nisjen e Komitetit të të Rinjve, Sipërmarrjes dhe Inovacionit pranë Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, duke përcjellë një mesazh për përballimin e sfidave dhe forcimin e frymës sipërmarrëse.
Në fjalën e saj, VanHorn iu referua filozofisë së Donald Trump, duke theksuar se pengesat duhet të shihen si mundësi për t’u kapërcyer.
Ajo citoi qëndrimin e tij se përballë një “muri betoni” duhet gjetur rruga për ta kaluar, qoftë përmes tij, sipër apo përreth.
Sipas saj, ky është edhe qëllimi i komitetit të ri, t’i kthejë sfidat në mundësi konkrete për të rinjtë dhe sipërmarrësit e rinj në Shqipëri.
VanHorn nënvizoi se përmes zgjuarsisë, integritetit dhe një shpirti të pathyeshëm, të rinjtë mund të ndërtojnë projekte të qëndrueshme dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

