Qeveria miraton fond 60 milionë euro për bashkitë/ Demo: 35 mln për infrastrukturën dhe 25 milionë për flotën e mirëmbajtjes

Qeveria miraton fond 60 milionë euro për bashkitë/ Demo: 35 mln

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se qeveria shqiptare miratoi sot 60.milionë euro te dedikuara për forcimin e infrastrukturës dhe rritjen e kapaciteteve të pushtetit vendor.

Sipas tij, 35 milionë euro do të shkojnë për përmirësimin e infrastrukturës bazë, ndërsa 25 milionë euro janë planifikuar për flotën logjistike, e cila do të përdoret për mirëmbajtjen e infrastrukturës bujqësore dhe asaj publike.

EMISIONET