Prokopi: Gjermania mori atë që meritoi, eliminimi nga Paraguaji është histori frymëzuese
Gazetari sportiv Mantho Prokopi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Sport focus" në Ora News, ka komentuar eliminimin e bujshëm të Gjermanisë nga Paraguaji pas serisë së penalltive, duke e cilësuar si një verdikt të drejtë për atë që gjermanët treguan në fushë.
" Kam përshtypjen që askush prej nesh nuk e priste që Paraguaj të bënte surprizën e madhe dhe të eliminonte Gjermaninë. Për të thënë të vërtetën, ndoshta fantazia më e shfrenuar mund të na çonte që Gjermania të vuante disi ndaj Paraguajit, por kurrsesi nuk e prisnim që të vuante në atë mënyrë që vuajti dhe më pas të eliminohej pas serive të 11-metërshave. Kështu që, le të themi që ishte surpriza e parë e mbrëmjes e cila erdhi në një formë shumë të bukur, duke përjashtuar tifozët gjermanë që me siguri u trishtuan për eliminimin e Gjermanisë.
Por, për të thënë të vërtetën Anila, kam përshtypjen që edhe pse një farë surprize, përsëri Gjermania mori atë që meritoi, do të thosha unë. Pra, ishte një përfaqësuese që kurrsesi nuk vinte si statusin e favoritëve për t'i shkuar deri në fund për titullin kampion, po edhe nga ana tjetër në atë që tregoi në fazën e grupeve nuk është se shkëlqeu shumë. Mundi Kuraçaon, mundi më pas Kuraçaon që shtatë me një për Kuraçaon është një skuadër modeste.
Arriti të mundte Bregun e Fildishtë me vështirësi me shifrat 2 me 1 me përmbysje, gaboi në sfidën e fundit duke u mundur. Pra, kurrsesi nuk tregoi një futboll të bukur dhe tërheqës.
Ditën e djeshme patëm, po themi, një histori frymëzuese, fitoren dhe kualifikimin e Paraguajit pasi është një fitore dhe një kualifikim që tashmë i jep zemër të gjithë skuadrave më të vogla në letër që ndaj të mëdhenjve për 90 minuta ose pak më shumë të mundet të bëjnë edhe mrekullinë.
Dhe ishte një Paraguaj që për të thënë të vërtetën në fushën e lojës për një pjesë të mirë ishte i barabartë me Gjermaninë.
Pra, diti të dilte shumë mirë në aksione, goli i shënuar ishte një aksion shumë i bukur i ndërtuar nga skuadra e tyre, diti të mbrohej goxha mirë. Pra, ishte një paraqitje shumë interesante dhe shumë e mirë e Paraguajit dhe Gjermania edhe pse ka emrin e madh, mori atë që meritoi do të thosha unë. Kurrsesi nuk meritonte më shumë se kaq në mendimin tim personal. Dhe u bë një nga surprizat e bukura negative për ta dhe pozitive për Paraguajin, që më pas në orët në vijim pastaj kaloi dhe u zhvillua edhe tek ndeshja tjetër...", u shpreh Prokopi .

