Nga non gratat te fushata zgjedhore, Alibeaj zbardh takimin me Escobar

Nga non gratat te fushata zgjedhore, Alibeaj zbardh takimin me Escobar

Kreu i PD-së zyrtare Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin me zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane, dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një postim në facebook, ai thotë se me zyrtarin amerikan prekën tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalën edhe te pregatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve.

"Theksova refuzimin e qeverise per te adresuar ne Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR. Përveç kësaj i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve".

Sipas Alibeajt, temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare.

"E sigurova zotin Eskobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët".

zgjedhjet e 14 majit escobar ne tirane

EMISIONET