Zgjedhjet nën syrin e SHBA-ve, Meta zbardh takimin me Escobar: 14 maji, ditë e madhe
Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar shkoi sot në selinë e Partisë së Lirisë, ku u takua me Ilir Metën.
Teksa qëndroi në zyrën e Metës për gati 45 minuta, Escobar pasi doli nga selia e Partisë së Lirisë, përshëndeti politikanin opozitar, duke konfirmuar kështu një tjetër takim me togfjalëshin “Shihemi së shpejti!”.
Ndërkohë Meta nuk foli gjatë për gazetarët, por tha se do të ket1% një deklaratë të kësaj partie për takimin dhe bëri një ftesë për çeljen e fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ më 14 prill.
Meta: Mirëprita ditën e sotme Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar. Vlerësova komunikimin e hapur për të gjitha çështjet që diskutuam në takim. Theksova rëndësinë e ruajtjes së përbashkët të partneritetit dhe aleancës strategjike, midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Për Shqipërinë, aleanca me SHBA është themelore për demokracinë, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit dhe të rajonit. E falenderova për mbështetjen e projektit të bazës së NATO në Kuçovë, si dhe ndihmën e jashtëzakonshme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të sigurisë kibernetike. Vlerësova se angazhimi i SHBA në procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor dhe garantues drejt përfundimit me sukses të dialogut mes dy vendeve.
Theksova se zgjedhet e 14 Majit janë një ditë e madhe e ndryshimit për të gjithë shqiptarët, që do t’i japi fund monizmit në pushtetin vendor dhe do të rikthejë demokracinë, transaprencën dhe Llogaridhënien në të gjitha bashkitë e vendit. Nënvizova vendosmërinë e PL për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga partneriteti dhe aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA. Po kështu, shpreha vendosmërinë e Partisë së Lirisë, për të përshpejtuar procesin e integrimit Europian të vendit, me prioritet luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.