Nesër, zgjedhjet në Rrogozhinë/ Opozitari Shkëlqim Hoxha dhe socialisti Edison Memolla, kokë më kokë për herë të dytë

Të dielen e 23 korrikut, rreth 30 mijë banorët e Rrogozhinës do t’i drejtohen përsëri kutive të votimit për të zgjedhur.

Opozitari Shkëlqim Hoxha dhe socialisti Edison Memolla do të përballen për herë të dytë kokë më kokë për të marrë bashkinë e qarkut të Tiranës.

Më 15 qershor, gjatë shqyrtimit të Kolegjit Zgjedhor, proces i cili zgjati rreth 4 orë, koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkoi pavlefshmëri të rezultatit të kutisë së burgut.

Ishte kjo kuti e cila përmbysi diferencën e votave mes, Hoxhës dhe Memollës në 14 maj ku ky i fundit fitoi për herë të dytë bashkinë e Rrogozhinës.

Sipas opozitarëve, në burg ishin regjistruar si votues, persona të dënuar që ishin transferuar në të pas miratimit të listës së zgjedhësve. Sipas tabelës së re të rezultateve, për këtë bashki janë 10237 vota të vlefshme, 273 vota të pavlefshme, 5129 vota për kandidatin Edison Memolla dhe 5108 vota për Shkëlqim Hoxhën e “BF”-së.

Kutia e burgut, e cila u numërua e fundit, ishte ajo që i dha fitoren kandidatit të PS-së në Rrogozhinë, pasi nga 92 vota në total, 80 ishin në favor të tij.

Ndërkaq më 23 korrik, votimi në burg nuk do të mbahet.

Më herët Kolegji Zgjedhor rrëzoi dhe ankimime të ngjashme me atë të Rrogozhinës, siç ishin Belshi dhe Kuçova por këto bashki u rrëzuan nga trupa gjykuese.

EMISIONET