Mos e besoni po deshët, por për deputeten e PS-së Lindita Buxheli, Shqipëria vazhdon të jetë Republikë Popullore

Mos e besoni po deshët, por për deputeten e PS-së Lindita

As këtë herë seanca plenare nuk i shpëtoi "vorbullës së gafave" nga ana e deputetëve. E radhës ishte ajo e deputetes së PS-së Lindita Buxheli. E cila gjatë seancës së fundit parlamentare u shpreh ndër të tjera se Shqipëria është Republikë Popullore.

Shënjë nostalgjie apo lapsus i momentit? Si do që të jetë, ky moment nuk mbeti jashtë lupës së ndjekësve në rrjetet sociale ku videoja e saj u bë menjëherë virale. Shumë nga komentuesit u shprehën të ofenduar dhe me tone ironie shfaqën revoltën ndaj deputetes. 

Pjesë nga fjala e deputes Buxheli në kuvend, për çështjen e miratimit të projektligjit për studentët e mjekësisë: 

"Çdo i ri ka të drejtë dhe është përballë zgjedhjes të nënshkruaj kontratën e lidhur mes tre institucioneve, ministrisë së Arsimit të Shëndetësisë dhe Universitetit Mjekësor të Tiranës, që pas përfundimit të studimeve  të punojë në Republikën Popullore të Shqipërisë."

EMISIONET