Presidenti Begaj dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut Pendarovski, vizitë pune në Pustec dhe në Pogradec

Presidenti Begaj dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut Pendarovski,

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, ditën e dielë, më 23 korrik 2023, vjen në Shqipëri për një vizitë pune, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Stevo Pendarovski.

Të dy presidentët do të zhvillojnë një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku të shoqëruar nga autoritetet vendore të Bashkisë e të Qarkut të Korçës, do të vizitojnë qytetin e Pustecit dhe do të takohen me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon.

Gjithashtu, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim dypalësh dhe do të vizitojnë Shtëpinë Muze Sterjo Spasse në Gollomboç.

Më pas të dy Presidentët do të vizitojnë edhe disa prej atraksioneve turistike të Pustecit dhe vijojnë për një vizitë të shkurtër në qytetin e Pogradecit.

PROGRAM I VIZITËS SË PËRBASHKËT TË PUNËS NË PUSTEC TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË SH.T.Z BAJRAM BEGAJ DHE PRESIDENTIT TË MAQEDONISË VERIORE SH.T.Z STEVO PENDAROVSKI

10:00 Mbërritja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, SH.T.Z. Stevo Pendarovski dhe Zonja e Parë e Maqedonisë së Veriut, znj.Elizabeta Gjorgievska në qendër të Pustecit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Bajram Begaj dhe Zonja e Parë e Shqipërisë, znj.Armanda Begaj
Autoritetet vendore të Pustecit

10:00-10:10 Ceremonia e mirëseardhjes dhe një program i shkurtër artistik i realizuar nga grupi i artistëve të Pustecit për nder të vizitës së dy presidentëve.

10:10-10:30 Kafe nën shoqërinë e autoriteteve vendore të Pustecit

10:30-10:40 Vizitë në kishën e Shën Archangel Michael

10:40-10:45 Ecje ne drejtim te Shkolles se Pustecit

10:45-11:00 Vizitë në Shkollën e Pustecit

Do të ekspozohet një bibliotekë e hapur me libra në gjuhën shqipe dhe maqedonase
Stop shtypi dhe deklarata të shkurtra nga të dy presidentët
11:00-11:15 Lëvizja me makina për në fshatin Gollomboc

11:15-11:45 Vizitë në Shtëpinë Muze të Sterjo Spasse dhe takim ipërbashkët mes dy delegacioneve në katin e parë të Shtëpisë

12:00-12:45 Vizitë në ishullin e Maligradit dhe kishën e Shën Mërisë në ishull

16:30-17:00 Kafe me autoritetet lokale të Pogradecit

17:30 Përshëndetja finale e dy Presidentëve dhe delegacioneve respektive

EMISIONET