Në burg për incineratorët, GJKKO nuk ia zbut masën e arrestit ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg me një masë më të butë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës.
Bllako iu drejtua gjykatës me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dy mujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet.
Por ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, që ndodhet në burg para caktimit të kësaj mase pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, i është rrëzuar kërkesa nga Gjykata, ndërsa kundër Bllakos u shpreh edhe SPAK këtë të mërkurë.