''Në 35 vite ka pasur përdorime të administratës për politikë'', Ramaj: Shumica e atyre që ka konstatuar PPE qëndrojnë
Avokati, Redi Ramaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në 35 vite ka pasur përdorime të administratës për politikë.
Ramaj: Në 35 vite ka pasur përdorime të administratës për politike dhe sa vjen e theksohet.
Dhe çdo raport i OSBE ODIHR e ka pasur këtë përdorimi i aseteve publike dhe përdorimin e administratës në fushata zgjedhore.
Marrja e fëmijëve nga shkolla në këto raste nuk është e ndershme.
Mund të ketë ndodhur edhe në qeverisjen e Berishës por këto janë gjëra që duhet të shmangen në mënyrë urgjente.
Çështja është që a qëndrojnë apo jo ato çfarë ka konstatuar Partitë Popullore Evropiane?
Unë mendoj se në shumicën që janë përmendur aty mbase edhe të gjitha qëndrojnë.