Bala: Ajo që Partitë popullore evropiane duan t’ia dinë sa i përket Shqipërisë është reforma në drejtësi
Gazetari, Anri Bala i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës u shpreh se partitë popullore europiane janë të interesuara për Reformën në Drejtësi.
Bala: Partitë Popullore Evropiane janë partitë simotra të PD.
Po të shikosh edhe rezolutën e përpiluar nga PD është një rezolutë me gjithë pretendimet që ka bërë PD duke filluar nga Tik Tok apo gjëra që partitë popullore jo që nuk ia kanë idenë por as nuk duan t’ia dinë.
Ajo që partitë popullore evropiane ja kanë idenë dhe duan t’ia dinë sa i përket Shqipërisë është reforma në drejtësi.
Për të cilën edhe vitin e kaluar përpos hallit që kishte Berisha që ishte në arrest shtëpie nuk dha asnjë direksion për ta liruar Berishën për shkak se mund ta cilësonin edhe këto parti popullore europiane si të persekutuar politik.