NDRYSHON QEVERIA/ Baçi zbulohen arsyet: Dje kishte një të pritur dhe një të papritur dhe “surpriza” ishte Spiropali

Ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama sollën një përzierje lëvizjesh të pritshme dhe befasish të papritura, duke riformatuar balancat e pushtetit ekzekutiv.

Ndërsa largimi i Belinda Ballukut konsiderohej një lëvizje e parashikuar pas pezullimit të saj, shkarkimi i Elisa Spiropalit nga posti i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ishte surpriza e madhe e këtij riorganizimi.

Në këndvështrimin e analistit Agim Baçi, largimi i Ballukut ishte hapi logjik pas pranimit të pezullimit të saj nga ana e Partisë Socialiste, çka nënkuptonte se ajo nuk do të ishte më pjesë e kabinetit.

Në kontrast me këtë, Baçi në nnjë intervistë për “Ora News” thekson se largimi i Spiropalit cilësohet si një lëvizje “pothuajse e pamenduar”, e cila mund të lidhet me një kritikë të fortë që ajo kishte bërë disa kohë më parë ndaj punës në Ministrinë e Jashtme.

Ky zhvillim ndodhi në të njëjtën ditë kur në Bruksel diskutohej një raport i Parlamentit Europian për Shqipërinë, ku përmendej edhe qëndrimi i prerë ndaj SPAK-ut, duke sugjeruar një lidhje të mundshme mes dinamikave të brendshme dhe presioneve ndërkombëtare.

Në krahun tjetër, Baçi u shpreh se ndryshimet e tjera në qeveri tregojnë një strategji të qartë të kryeministrit për të konsoliduar ekipin e tij, duke shpërblyer besnikërinë dhe vazhdimësinë. Ngjitja e Albana Koçiut në postin e zv/kryeministres shihet si një shenjë besimi dhe vlerësimi për punën e saj të mëparshme. Ngjashëm, emërimi i Toni Gogut si Ministër i Drejtësisë interpretohet si një shpërblim për kontributin dhe lojalitetin e tij ndaj linjës së kryeministrit.

Këto lëvizje, tha ai, konfirmojnë gjithashtu prirjen e Ramës për të vazhduar me një kabinet me profil më shumë teknokrat sesa politik, duke mos rikthyer në qeveri figura të njohura politike të së kaluarës.

Kjo zgjedhje tregon një preferencë për profile që kanë punuar ngushtë me të dhe që garantojnë zbatimin e politikave të tij pa kontestime.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO

Çfarë ndryshoi dje?

Agim Baçi: Shiko, dje kishte një të pritur dhe një të papritur. Një e pritur ishte që Partia Socialiste dhe më pas zoti Rama thanë që tashmë pranojnë pezullimin, por jo masa të tjera, nënkuptonte që zonja Ballukës nuk do ishte më zv/kryeministre, ministre, nuk do ishte anëtare e kabinetit. E papritur pastaj ishte largimi i zonjës Spiropali.

Pothuajse e papritur, e pamenduar. Pjesa tjetër pastaj është mënyra se si zoti Rama ka ndërtuar kabinetet qeveritare. Dhe kur themi ne për shembull që ç'është kjo qeveri? Pse kishim emra të tjerë në mend dhe nuk i vuri?

Pra, në emër të kujt të themi ne për shembull që janë këto emra për shembull? Se nuk është se...

Gjithmonë ka ka sjellë emra të rinj që ishin jo shumë të njohur po themi për sferën politike, por që kanë qenë teknicienë, që kanë qenë pjesë e administratës...

Agim Baçi: Ndryshimi është ky që, domethënë, a do kishe emra thellësisht politikë, për shembull po do të kthente Taulant Ballën, Erion Braçen, Blendi Klosin, Fatmir Xhafën, nënkupton që ti po kthen një qeveri mirëfilli, domethënë politike me pushtet të fortë politik? Apo do vazhdosh në vazhdën e qeverive me profil teknicienësh?

Ka një arsye mendon pse e largoi Elisa Spiropalin? Pra ka diçka për t'u lexuar që ndoshta nuk është vënë re në...

Agim Baçi: Ishte befasi. Në fakt lidhet vetëm me një kritikë të fortë që kishte para disa kohëve, ku kishte një kritikë ku tha që në Ministrinë e Jashtme punon vetëm ministria dhe rojat e portave, domethënë dhe nënkuptoi që kishte një... Nuk po punohet mjaftueshëm. Po, kishte një problem të madh me diplomacinë.

Ndoshta dhe për shkakun se po të shikojmë me vëmendje, dje zoti Rama ka përmendur gjermanët, domethënë po të shikojmë ishte në përputhje edhe në sinkron dhe me atë që Parlamenti Evropian, se si ishte qëndrimi i tyre ndaj, i prerë ndaj raportit me SPAK-un dhe me vendimet e SPAK-ut. Pra, kishim një detyrim përcaktim dhe mënyra si shkoi, kupton? Edhe zoti Rama që nuk është rastësi që e la pikërisht në të njëjtën ditë kur në Bruksel, domethënë diskutohej, një raport për Shqipërinë.

Pra, mendoj që kanë shkuar gjërat në këtë lloj pike dhe zonja Balluku që në momentin e parë që Partia Socialiste pranoi që pezullimi do ishte, ishte një akt i pranueshëm për këto, sidomos pas Gjykatës Kushtetuese, unë mendoj që ishte e pritshme.

Po ndryshimet e tjera? Flasim për shembull, Albana Koçiu që largohet nga Ministria e Brendshme dhe shkon në vendin e zv/kryeministres.

Agim Baçi: Zv/kryeministre është në ngjitje, është një post shumë i rëndësishëm...

Po, por pse Albana Koçiut për shembull, këtë pozicion?

Agim Baçi: Ka të bëjë me besueshmërinë, ka të bëjë me vazhdimësinë, ka të bëjë me një njeri me të cilin ka punuar. Domethënë, pra, kini parasysh, edhe nga Ministria e Shëndetësisë tek Ministria e Brendshme është ngritje, pastaj në të njëjtën logjikë.

Po Toni Gogu?

Agim Baçi: Toni Gogu është një njeri që ka kontribuar, domethënë në këtë pikë dhe mendoj që ka treguar të qenurit luajal me ato që ka kërkuar kryeministri dhe brenda kabinetit dhe është një pozicion i rëndësishëm. Shumë, pasi po flasim për ministrin e Drejtësisë tani.

Jo po nëse e marrim në kuadër të, të kësaj që ne pretendojmë pra, të kësaj mbështetjes së SPAK-ut, e institucioneve të drejtësisë, pastrimit të Shqipërisë e të tjera.

Agim Baçi: Jo, shiko, Ministria e Drejtësisë ka vetëm inspektime, nuk është se ka, domethënë raporte të tjera.

Pra i ka shumë të vogla...

Agim Baçi: Po, i ka të vogla domethënë dhe ka inspektime. Edhe lëvizjet që bën po.

EMISIONET