Ndryshime në rregulloren e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, forcim i standardeve të transparencës

Ndryshime në rregulloren e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve,

Komisioni Rregullator (KRr) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miratoi dje disa shtesa në vendimin nr. 3, datë 6 nëntor 2020, “Për miratimin e rregullores për mënyrën e funksionimit dhe zhvillimit të seancave të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS)”, të ndryshuar.

Ndryshimet e miratuara synojnë forcimin e standardeve të transparencës, paanshmërisë dhe integritetit në procesin e shqyrtimit dhe vendimmarrjes së Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Sipas vendimit, përcaktohet detyrimi i anëtarëve të KAS për të ushtruar funksionet e tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe objektive, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe administrimit të drejtë të proceseve zgjedhore.

Po ashtu, janë shtuar rregulla të reja që lidhen me deklarimin dhe administrimin e konfliktit të interesit gjatë shqyrtimit të çështjeve dhe marrjes së vendimeve, me synim garantimin e paanshmërisë së procesit vendimmarrës.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm parashikon publikimin e vendimeve të KAS në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së, masë që synon rritjen e transparencës dhe aksesit të publikut në vendimmarrjen e institucionit.

EMISIONET