Nafta rritet, protesta nuk ngrihet/ Në shesh thuajse asnjë i pranishëm

Sot, në orën 17:00, përmes njoftimeve në rrjetet sociale, përfaqësues të shoqërisë civile bënë thirrje për një protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në Shqipëri, në vijim të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, përfshirë konfliktin me Iranin.

Tubimi ishte planifikuar të zhvillohej përpara godinës së Kryeministrisë, aty ku prej më shumë se 105 ditësh qëndrojnë në protestë edhe disa aktivistë të Lëvizjes Shqipëria Bëhet.

Megjithatë, protesta nuk arriti të mobilizojë qytetarët dhe rezultoi e pasuksesshme.

Në vendngjarje u panë vetëm rreth 10 persona.

Qëllimi i kësaj nisme ishte të rritej ndërgjegjësimi për shtrenjtimin e karburanteve, si dhe për ndikimin zinxhir në rritjen e çmimeve të tjera. Ndërkohë, pas përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, çmimi i naftës ka shënuar rritje të ndjeshme edhe në tregun vendas. Sipas disa ekspertëve, niveli aktual i çmimeve në Shqipëri konsiderohet i pajustifikuar.

EMISIONET