Mocioni me debat me Ramën, Paloka tregon a do ti fryjë opozita bilbilave nesër
Deputeti Edi Paloka paralajmëroi Ramën se do të marrë përgjigjen e merituar në rast se do të fyejë seancën e nesërme opozitën.
Duke folur në "Ora e Betit" ai tha se përgjigjet e munguara për "McGonigal" do tentojë ti mbulojë me provokime.
Njuma: Do bëni rrëmujë nesër, kanë marrë direktiva. Spaho do ta marrë bilbilin?
Paloka: Spaho nuk është fare nesër, është i përjashtuar. E kam dëgjuar dhe ga kolegët e mi në sallë pse u fryni bilbilave, pse bëni zhurmë? U kemi fryrë bilbilave se ai nuk vinte të fliste për atë çështje, nesër jemi përgatitur të bëjmë debat. Absolutisht ai do të provokojë, do fyejë, do ta marrë përgjigjen dhe për ato pa prishur seancën. Po fyeu do marrë përgjigjen nga të gjithë ne.
Ai shtoi se nesër katër deputetët të opozitës do ti mungojnë seancës për shkak se janë përjashtuar nga mazhoranca.