"McGonigal", Paloka: Yuri Kim ka mbyllur gojën, dilte dhe kur kollitej opozita
Edi Paloka ka bindjen se skandali "McGonigal" ka prekur cënuar marrëdhëniet e Edi Ramës me ndërkombëtarët.
Si shembull solli ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, që sipas tij ka kyçur gojën prej dy muajsh.
Paloka: Do ta shohim në vazhdim sesa partner është. Zonja ambasadore që nuk linte rast pa dalë dhe kur kollitej opozita, thoshte u kollit keq dhe skandalet e Ramës si ka përmendur kurrë, ka mbyllur gojën tani. Nuk ka lidhje me largimin. Ka dy muaj ky skandal dhe nuk ka folur. Tre veta e kanë mbyllur gojën, Rama dhe ambasadorja dhe i treti do dalë më vonë, viktima.