Mocion me debat për “McGonigal”, Alibeaj: PS po e fsheh Ramën, kryeministri ka shkelur ligjin
Konferenca e Kryetarëve ka vendosur për zhvillimin e mocionit me debat për çështjen e McGonigal mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama në seancën plenare të kësaj të enjteje.
Në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj tha se Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembull, por mazhoranca po mundohet të fshehë Edi ramën duke mos pranuar këerkesën për interpelancë.
Alibeaj tha se kryeministri duhet të japë shpjegim para shqiptarëve për këtë situatë, ndërsa theksoi se mazhoranca ka shtyrë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor.
“Po bëhet lojë për të fshehur Ramën nga të vërtetat. Rama është i akuzuar i vetëm. Rama shkeli Kushtetutën dhe rregulloren”, tha Alibeaj.
Alibeaj tha se Rama është nën hetim pasi ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën.
Lajmi në përditësim...