Debat por jo hetim për Ramën, socialistët pranojnë pjesërisht kërkesën e opozitën për rastin "McGonigal"
Socialistët kanë pranuar mocionin me debat për çështjen "McGonigal", por kanë refuzuar komisionin hetimor për marrëdhënien e kryeministrit Rama me të. Madje Taulant Balla pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve aludoi se demokratët kanë falsifikuar dokumentin,pasi disa prej tyre janë në udhëtim jashë vendit. Mazhoranca nga ana tjetër ka shprehur qëndrimin se hetimet parlamentare do të mund të nisin vetëm pasi të ndryshojë ligji për funksionimin e këtyre komisioneve, por edhe data e debatit mbetet e pa përcaktuar.
Socialistët kanë pranuar mocionin me debat për çështjen "McGonigal", por pa vendosur një datë se kur do të zhvillohet seanca.
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Taulant Balla, shprehet se do të ketë tjetër takim për shkak se munguan dy anëtarë ku do diskutohet minutazhi i diskutimeve.
"Për të ndjekur seancën për një çështje me dy kërkesa. Kam thëne se jemi të gatshëm për zhvillimin e një mocioni me debat dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur edhe sot në konferencën e kryetarëve. Ka marrë vendimin për zhvillimin e një mocioni me debat.Pra nuk ka nevojë që kërkesa të ketë firmën e Berishës. Kërkesa tashmë është miratuar mbetet për të përcaktuar vetëm se sa do të zgjasë debati. Unë kam patur një propozim, pres të ketë dakordësi nga kolegë të opozitës, pra një debat 12 orë, nga ora 10:00 të 22:00. Të ketë nga 5 minuta kohë çdo deputet të flasë.Alibeaj i është referuar një neni që aplikohet në diskutimin e ligjeve. Do të jetë i gjithë kuvendi," tha ai.
Por Enkelejd Alibeaj shprehet se ps nuk pranon që të përballet për hetimin e nisur në SHBA për ish-zyrtarin e lartë të FBI.
“Po bëhet lojë për të fshehur Ramën nga të vërtetat. Rama është i akuzuar i vetëm. Rama shkeli Kushtetutën dhe rregulloren”, tha Alibeaj.
Balla nga ana tjetër deklaron se qëndron e ngrirë kërkesa për Komisionin Hetimor deri në ndryshimin e ligjit, por aludon për falsifikim të firmave nga PD.
Në komentin për këtë çështje Alibeaj sërish thekson se është Rama që fshihet dhe se firmat janë korrekte.
Por në pritje të mbledhjes së re të Konferencës së Kryetarëve, opozita ka paralajmëruar protestë përmes së cilës kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Kuvendi ndërkohë njoftoi se "sipas kalendarit të punës së Kuvendit, të enjten, në datën 9 shkurt, nuk do të zhvillohet seancë plenare. Kjo javë është “javë e gjelbër” dhe deputetet janë në zonat zgjedhore për takime me zgjedhësit.Për seancën plenare të rradhës do të keni një njoftim tjetër".