"48 orë afat", Bardhi: Nuk ka plotësim dokumentacioni, ishte i plotë

"48 orë afat", Bardhi: Nuk ka plotësim dokumentacioni, ishte

Deputeti i PD Gazmend Bardhi ka reaguar sot pas vendimit të KQZ për ti lënë afat 48 orë grupimeve të PD-së për të plotësuar dokumentacionin.

Sipas Bardhit nuk do të ketë asnjë plotësim pasi dokumentacioni i paraqitur ishte i plotë ndërsa e cilësoi procesin me një formalizim të vullnetit politik ekstraligjor.

"PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!" u shpreh Bardhi.

EMISIONET