Testohet votimi elektronik në Elbasan/ Pajisjet, Celibashi: Për 30 minuta do mësohet rezultati më 14 maj

Të gjithë qytetarët në Bashkinë e Elbasanit do të votojnë për herë të parë në mënyrë elektronike në zgjedhjet e 14 majit. Këtë të martë do të nis atje testimi i pajisjeve ku qytetarët do të votojnë dhe rezultati do të dalë për disa minuta. Komisineri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se pajisja është 100 për qind e sigurtë.

Në Elbasan u testua të martën votimi elektronik.

Qytetarët që do të kenë të drejtë vote për Bashkinë e Elbasanit do të votojnë për herë të parë në mënyrë elektronike!

Pas printimit të votës, qytetarët do të mund ta fusin fletën e votimit në kutitë përkatëse.

Rezultati për bashkinë e Elbasanit pritet të dalë në kohë rekord, disa minuta pas mbylljes së votimeve.

Ilirjan Celibashi, kryekomisioner Zgjedhor: Në Elbasan, Kamzë dhe Vorë votimi do të bëhët përmes pajisjes elektronike. Nga pikapamja e sigurisë, kjo pasjisje ka siguri 100%, nuk ka asnjë lloj mënyre dhe mjeti për të identifikuar votën.

Do doja t’i ftoj votuesit të tre bashkive që pa hezitim të marrin pjesë në votim për kandidatët apo partitë. Pajisja dhe sistemi i ka të gjitha garancitë. Pajisja është shumë e thjeshtë në përdorim. Është një sistem që e lehteson procesin e votimit.

Nëse ka një gjë që ky sistem e ndalon është votimi familjar. Kemi sjell në Elbasan në 3 pika, në Vorë 1 dhe në Kamëz 2 . Ftoj partitë politike që të nxisin votuesit për të ardhur dhe testuar këto pajisje.

Do të shikojmë si do të rezultojnë në këto bashki, do të jetë me sukses ky projekt.

100 sigurohet fshehtësia e votës, nuk ka asnjë lloj mjeti për të identifikuar vullnetin e votuesit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që në zgjedhjet e 14 majit në bashkitë: Elbasan, Kamëz dhe Vorë në 352 qendra votimi të bëhet votimi elektronik.

elbasan ersid karaj votimi elektronik

EMISIONET