Meta nga Kurbini: Në 14 maj opozita do të marrë një fitore historike

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Kryesisë e kësaj partie në Kurbin, ku merrte pjesë edhe kandidati i Opozitës së Bashkuar për kryebashkiak në 14 Maj, Behar Haxhia.
Meta së bashku me drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe deputetin e Kurbinit, Kastriot Piroli shprehën bindjen në fitoren historike të 14 Majit, të cilën të gjithë kurbinasit po e presin me padurim për t'u ndarë përgjithmonë nga monizmi dhe arroganca e një pakice uzurpatorësh.
"I falenderova demokratët e Kurbinit për përzgjedhjen e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë primareve, me Behar Haxhia, si kryebashkiak i ardhshëm. Jam i bindur se z.Behar Haxhia do të sjellë modelin e bashkëpunimit me të gjithë qytetarët kurbinas. Partia e Lirisë drejt një rezultati historik në 14 Maj do të garantoje llogaridhënien dhe transparencën ndaj qytetarëve" tha Meta.
Ai gjithashtu shprehu kënaqësi që listën e këshilltarëvë të PL-së do ta drejtojnë Dedë Ndreca dhe Sabaete Hidri.


