Meta në Klos: Fitorja e Bedri Hoxhës është vendosur nga i gjithë komuniteti, me padurim pret ndryshimin
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në kuadër të fushatës për 14 majin ka zhvilluar takime në zonën e Klosit.
Ndërsa kërkon mbështetjen për kandidatin Bedri Hoxha, Meta thekson se i gjithë komuniteti që me padurim pret Ndryshimin
"Fitorja e Bedri Hoxhës si Kryebashkiak i Klosit është vendosur nga i gjithë komuniteti që me padurim pret Ndryshimin.
Vizioni i Bedri Hoxhës, aftësitë e tij të shkëlqyera administruese dhe lidhjet e forta me komunitetin janë garancitë se Klosi do të çlirojë të gjitha potencialet dhe resurset për zhvillim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës.
Bashkë Fitojmë!", shprehet Meta në mesazhin e tij përmes rrjeteve sociale.