Meçe: Zgjedhjet e 14 majit të qeta por me bojkot të madh, koalicioni opozitar nxorri në pah dy figura qëndrore

Inxhinieri Arben Meçe në një intervistë për RTV Ora e sheh fushatën për zgjedhjet e 14 majit si të qetë e për të cilën do të kemi dhe rezultate me diferenca të mëdha.

'Duket një fushatë e qetë. Palët duket se nuk po luftojnë kokë më kokë për të marrë atë që duan në fund. Është një fushatë që do të ketë diferenca të mëdha.

 Sipas meje do ketë një bojkot të madh në këto zgjedhje nga palë që nuk ofrojnë më shpresë, janë palë që nuk shihen shumë pozitivisht nga qytetari normal. Do të jetë një betejë strukturash organizative. Do të jenë pikërisht këto që po punojnë me qytetarin e të cilat do të jenë shumë aktive.

Ne po shohim një fushatë elektorale që ka filluar prej një viti, u bënë mbi 6 muaj që janë bërë Primaret. Berisha e fillloi fushatën 6 muaj para. Në themel të fushatës elektorale që bën koalicioni opozitar është nxjerrja në pah e dy figurave qëndrore që ka ky bashkim.

Në ka person që do ta mbajë të gjallë politikisht Berishën është Rama. Pra e sheh si faktorin që i jep jo vetëm fitoren por dhe përjetësinë e të qëndruarint në pushtet,' tha ai.

EMISIONET