Qori: Ndryshimi sot jo vetëm i dëshirueshëm por dhe i mundshëm
Kryetari i "Lëvizjes Bashkë" Arlind Qori në një intervistë për Ora News deklaroi se pas 32 viteve të pluralizmit politik në Shqipëri, qytetarët tashmë je shohin ndryshimin jo vetëm si të dëshirueshëm por dhe si të mundhsëm.
"Qytetarët po na presin mjaft mirë. Ne përditë shkojmë në zona, tregje, rrugët kryesore, lagje takojmë qindra qytetarë që na shprehin problemet e tyre.
Nga ana tjetër qytetarët e shohin ndryshimin jo vetëm si të dëshirueshëm, por dhe si të mundshëm.
30 vjet janë shumë, në këtë lloj pluralizmi keptokratik që kemi pasur ne. Në 10-15 vitet e para ishim ndoshta të rinj politikisht, por sot pas 30 vitesh ne jemi si një fëmijë që ka lind në '91 dhe tashmë është 31 vjeç dhe është në kulmin e potencialeve të veta fizike dhe intelektuale.
Është groteske si fushatë. Kundërshtarët tanë janë njerëz jashtëzakonisht të pasur, të pushtetshëm dhe të korruptuar që kujtohen në një muaj fushatë të bëjnë si njerëz të thjeshtë.
Fushata jonë është krejt e kundërta e këtyre, është e vërtetë, në këmbë dhe autobus sepse këto janë mundësitë tona.
Ajo është një fushatë jashtëzakonisht luksoze ndërkohë që jeta e qytetarit sot sa vjen dhe varfërohet," tha ai.