VIDEO/ Interpelanca - Albanologjia përplas opozitën me ministren, Kushi: 8 vite që s’ka asnjë student
Mbahet sot seanca plenare në Kuvend, ku do të diskutohen një sërë projektiligjesh dhe më pas do të kalohet në votim.
Në këtë seancë do të ketë edhe një interpelancë urgjente mes ministres së Arsimit, Evis Kushi e kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës, lidhur me debatin e kalimit të Institutit të Albanologjisë tek Akademia e Shkencave.
INTERPELANCA KUSHI - ZHUPA
Deputetja e PD, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit, pas kërkesës për interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, ka ngritur shqetësimin për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Zhupa u shpreh se është bërë një VKM vetëm për t’i shërbyer dëshirës së kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjunushit, i cili ka dashur që ky institucion të mbyllet. Zhupa tha se mbyllja Akademisë së Studimeve Albanologjike është në shkelje të Kushtetutës.
Nga ana tjetër ministrja Kushi tha se nuk bëhet fjalë për zhdukje, por për bashkim me Akademinë e Shkencave dhe riorganizim në përputhje të ligjit. Ajo tha se ky institucion prej 8 vitesh nuk ka asnjë student të ri, dhe sipas ligjit kur nuk ka studentë, duhet të mbyllet.
Pjesë nga deklaratat:
Ina Zhupa: Në këto foto, Evis Kushi në takim me senatin e akademisë së studimeve albanologjike. I gjeni në FB të gjitha vlerësimet e saj për këtë akademi. Në këtë foto keni ish-ministrin e fundit të Diktaturës. Viti 1997, Skënder Gjinushi kur priste studentët. Ndryshe nga Kushi që e lavdëronte Akademinë, Gjinushi nuk e fshehu kurrë dëshirën për ta shkrirë. Ju bëtë një VKM për t’i plotësuar dëshirat Gjinushit, duke shkelur ligjin dhe duke e shkrirë Akademisë Albanologjike. Bëni një VKM duke shkelur Kushtetutën, sepse shkelni autonominë dhe lirinë akademike.
Evis Kushi: Dua ta nis me një thirrje, veçanërisht me ju zonja Zhupa. Shpesh herë jeni drejtuar me fyerje drejt Akademisë së Shkencave. Si mund të fyhet një institucion nga inati personal që keni me Gjinushin. Deklarata juaj “ish politikanë të dalë në pension nën tutelën e Gjinushit’ është fyerje e rëndë.
Nuk bëhet fjalë as për zhdukje dhe as shkrirje, vendimi parashikon bashkim. Do e ngremë në një nivel të ri. Merrni shkresat që i jam drejtuar në dhjetor të 2021 Akademisë së Studimeve Albanologjike që të riorganizohet në përputhje me ligjin. Ne jemi institucion që bëjmë ligje dhe të justifikojmë shkeljen e ligjit?! Një akademi duhet të ketë një fakultet, sipas ligjit… Nuk e ka! Prej 8 vitesh nuk është regjistruar asnjë student. Është vetë institucioni që aplikon për mbylljen e institucionit, por nuk e kanë bërë. Kanë doktorantë prej vitesh dhe nuk po i çojnë drejt finalizimit.
RENDI I DITËS:
Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 8.6.2023, ora 10:00.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.6.2023.
Njoftime.
lnterpelancë urgjente me Ministren e Arsimi dhe Sportit Znj. Evis Kushi, kërkuar nga një grup deputetësh.
Raporti i veprimtarisë vjetore të Agjensisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2022.
Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë vitit 2022.
Raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri gjatë vitit 2022.
Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionierit për Mbrojtjen nga Diskriminimi gjatë vitit 2022.
Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.
Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”.
Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”
Projekt- vendim “Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në vendimin e Kuvendit nr 43/2017, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurencës”.
Për një ndryshim në vendimin nr. 67/2021 “Për caktimin e kryesive të Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”.
Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anetarësisë së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar.
Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.