Targat gjermane në vrasjen e Mimoza Pajës, Sherniku i futi në 2020 nga Kosova. Miku i Brilandit nuk pranon akuzën: Kam qënë në burg
Nikoll Shërniku, personi i arrestuar për akuzën e "Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje" ka mohuar përfshirjen e tij në vrasjen e Mimoza Pajës, ngjarja kjo e ndodhur tre muaj më parë në zonën e "Don Boskos".
Arrestimi i Shërnikut është bërë në ambientet e burgut Shën Koll në Lezhe, ku ai qëndron për një akuzë tjetër siç është "Mbajtja pa lejë të armëve" dhe "Krijimi i kushteve për të kryer vrasje" në rastin e policit Xhuliano Prela.
Shërniku ka pretenduar se ndodhej në burg kur ka ndodhur ngjarja e vrasjes së Mimoza Pajës dhe s'kishte asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur, veç çfarë ka dëgjuar përmes televizorit.
Por policia dhe prokuroria e Tiranës pretendojnë se targat gjermane të përdorura në makinën e autorëve të krimit janë futur në 2020 në Shqipëri përmes Kosovës nga Nikoll Shërniku.
Targat gjermane janë targa provizore të cilat janë dhënë nga shteti gjerman Nikoll Shërnikut, pasi ky i fundit ka blerë një automjet në Gjermani.
Dhënia e targave provizore është bërë në mënyrë që Sherniku t’i përdorte ato feri në momentin e transportimit të makinës në Shëipëri ku do i nxirte makinës targa të reja shqiptare.
Makina dhe targat provizore në emër të Nikoll Shërnikut, janë futur në Shqipëri nga Kosova duke u shënuar në sistemin TIMS.
Policia pretendon se pas mbarimit të afatit të përdorimit të këtyre targave Nikoll Shërniku, i ka hequr dhe ja ka dhënë anëtarëve të një grupi kriminal që vepron në zonën e Laçit dhe Lezhës.
Ky grup besohet se ka financuar dhe organizuar vrasjen e Fatjon Muratit, në shënjë hakmarje për vrasjen e Briland Martinaj,Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.
Shërniku, ka pretenduar se targat i ka lënë në ambjentet e Drejtorisë së Transporteve në Lezhë, vend ku kishte targuar me targa Shqiptare makinën e blerë në Gjermani.
Pritet që ditën e nesërme Shërniku të dalë para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë "arrest në burg".