VIDEO/ Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit del para gjykatës së bashku me ish-vartësit e tij

Vangjush Dako pritet të dalë sot para Gjykatës, së bashku me 8 ish-vartësit e tij dhe një biznesmen.

Seanca për rivlerësim mase do të zhvillohet këtë të enjte në orën 10:00. Gjyqtari do të jetë Erjon Bani, i cili firmosi dhe urdhër-arrestet e SPAK-ut.

Dako u vetëdorëzua ditën e djeshme në polici, pasi akuzohet prej SPAK-ut për shpërdorim detyre në dy episode, sikurse për akuzën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Gjithashtu mësohet se hetimi i SPAK për Dakon është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.

EMISIONET