MBLIDHET SOT KRYESIA E PD/ Protesta dhe statutet, ja çfarë pritet të diskutohet brenda selisë blu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2026, 11:41

Partia Demokratike mban sot mbledhjen e Kryesisë, ku do të merren vendime të rëndësishme për aktivitetin e saj politik.
Mbledhja nis në orën 12:00 dhe fillon me diskutime për protestën e planifikuar më 22 mars.
Një tjetër pikë e rendit të ditës është vendosja e datës për Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar dhe për pozicione të tjera të rëndësishme brenda partisë.
Në fund, Kryesia do të diskutojë ngritjen e një grupi pune që do të përgatitë dhe miratojë ndryshime statutore për partinë.

