Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali/ Çejku: Takim i rëndësishëm, do ishte interesante të bëhej edhe me Greqinë

Ish-diplomati, Arben Çejku në një intervistë në Ora News u shpreh se mbledhja e qeverive së Shqipërisë dhe Italisë është një lajm pozitiv dhe se Shqipëria mbledhje të tilla duhet të bëjë edhe me vende të tjera fqinje si Greqia.

Çejku: Mund ta konsiderojmë një takim vërtet të rëndësishëm.

Mbledhjet e përbashkëta të qeverive i kemi parë kryesisht në rajon.

Mungon mbledhja e përbashkët me Kosovën.

Por me Italinë që sigurisht është një lajm pozitiv.

Një e tillë do ishte patjetër interesante të bëhej me një tjetër vend fqinj, me Greqinë.

Edhe me vende të tjera ku Shqipëria ka interesa dhe bashkëpunim të ngushtë.

Por kryesisht mbledhje të tilla dhe formate të tilla krijojnë një klimë tjetër të marrëdhënies së Shqipërisë me BE.

Pra sjellja e Shqipërisë në një partneritet kaq të afërt me Italinë është një mesazh inkurajues që jemi një vend që mësojmë më shumë, kemi mbështetjen e një vendi fqinj dhe mik si Italia e cila na është gjendur në ditët më të vështira.

 

EMISIONET