Mbledhja e qeverisë/ Baçi: Rama bën spektakël, Problemi kryesor në PD është izolimi i Berishës

Përmes një interviste në Ora News, deputeti demokrat Luan Baçi tha se Rama është kryeministër dhe ministër dhe çdo gjë që bën ai është një spektakël përpara syve të qytetarëve.
Sipas Baçit, Rama i ndryshon ministrat sikurse do dhe ministrat që vendos në poste të rëndësishme i njeh askush, madje as vetë socialistët.
Baçi: Ndodh gjithmonë e njëjta gjë në mbledhjet e qeverisë, Rama është kryeministër dhe ministër dhe çdo gjë që bën ai është një spektakël përpara syve të qytetarëve. I ndryshon ministrat sikurse do dhe ministrat nuk i njeh askush, madje as vetë socialistët. Janë ministrat që firmosin çdo gjë që u thotë Rama dhe për të bërë korrupsionin e radhës.
Rama është duke bërë një sulm ndaj PD-së, qysh pas 9 shtatorit për vendimin e Bashës, një vegël qorre në duart e Ramës që përjashtoi Berishën nga PD-ja. Gjithë këto tre vite është sulmuar PD-ja dhe u fut në zgjedhjet lokale pa asgjë. Sot jemi në një tjetër situatë dhe kushte të reja. Jemi Rithemeluar dhe kemi vulën dhe siglën. PD-ja ka lëvizur shumë, por ka problematike brenda vetes. Problemi kryesor në PD është izolimi i Berishës dhe burgosja e tij politike.

