Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Kryetarja e PD Lezhë, Donika Ndoj denoncon: Punësime elektorale në Bashkinë e Lezhës

Kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë, Donika Ndoj ka bërë një denoncim gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.
Gjatë fjalës së saj, Ndoj tha se bashkia Lezhë ka nisur fushatën e punësimeve elektorale.
Ajo foli me fakte për disa raste të kësaj natyre si dhe marrjen në punë edhe të personave në moshë pensioni në shkelje të hapur me ligjin.
Ndër të tjera, Ndoj denoncoi edhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, që sipas saj është kthyer në institucion pazaresh në lidhje me pajisjen me certifikata pronësie. Më tej, ajo foli edhe në lidhje me rindërtimin nga tërmeti, i cili nuk ka përfunduar ende, duke lënë qytetarët pa banesa pavarësisht se janë alokuar miliona euro.

