PD JASHTË “HARTËS” TERRITORIALE! PS zyrtarizon kërkesën për të marrë kontrollin e reformës
Partia Socialiste kërkoi ndryshimin e përbërjes së Komisionit për Reformën Territoriale, duke marrë shumicën e anëtarëve dhe duke prishur parimin e konsensusit me opozitën. Po ashtu propozohet largimi i bashkëkryetarit demokrat, çka I mundëson mazhorancës të ecë e vetme në procesin e hartës së re territoriale.
Socialistët e vunë në zbatim paralajmërimin për demokratët se nuk do të rrinë “peng” sic u shpreh kryeministri Edi Rama për reformat.
Zyrtarisht, përfaqësues të mazhorancës kërkuan ndryshimin e formatit të Komisionit të Posacëm për Reformën Administrativo Territoriale dhe marrjen e kontrollit duke prishur konsensusin.
Në propozimin e dërguar në Kuvend, kërkohet ndërhyrje me votë që PS të përfaqësohet me 9 nga 17 anëtarët e Komisionit parlamentar duke prishur parimin e paritetit 8 – me 8 që ish me PD
“Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë”
Propozimi i dytë parashikon largimin e demokratit Luçiano Boçi si bashkëkryetar të Komisionit, cka do të bënte që socialisti Arbjan Mazniku të vazhdojë I vetëm drejtimin e punës për hartën e re territoriale, sipas dokumentit të dërguar në Kuvend për votim.
“Kryetari i komisionit është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”
Ndryshimet në strukturën e Komisionit të Reformës Territoriale u paralajmëruan nga përfaqësuesit të Mazhorancës pasi opozita procesin e nisur me dakordësi.
Opozita ka bojkotuar gjithëashtu edhe Komisionin për Reformën Zgjedhore, ndërsa Sali Berisha në një konferencë për shtyp la të hapur mundësinë që PD të ngrejë dy komisioneve paralele, ku do të analizojnë ndryshimet që do të kërkojnë në dy reformat.
Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë”
“Kryetari i komisionit është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”

