"!4 Maji", Meta për kandidatin e “Bashkë Fitojmë”: Albert Malaj do i kthejë shpresën Memaliajt
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur optimist për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Memaliajt, Albert Malaj e ka të sigurt fitoren.
Kreu i PL-së thotë se Malaj do i kthejë Memaliajt zhvillimin ekonomik, investimet publike dhe do të ndalë shpopullimin.
Sakaq tha se është i impresionuar nga mbështetja e qytetarëve për kryebashkiakun e tyre të ardhshëm.
"Entuziazëm i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Memaliajt, z. Albert Malaj.
Memaliajt duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehet zhvillimi ekonomik, investimet publike dhe private, që të ndalet shpopullimi dhe njerëzit të kthehen në vendin e tyre.
I impresionuar nga padurimi i qytetarëve të Memaliajt për Ndryshimin në 14 Maj dhe mbështetja e tyre për kryebashiakun e ardhshëm, Albert Malaj.
Fitore për Albert Malaj që Memaliaj të Ndryshojë, që qyteti i njerëzve të palodhur dhe punëtorë të ketë zhvillimin dhe të ardhmen që meriton", shprehet Ilir Meta.