Vendimi i Kolegjit, Berisha fajëson Ramën: Më bën nder, tregon tmerrin që ka nga unë

Sali Berisha fajësoi Edi Ramën edhe për rrëzimet e kërkesave të opozitës në Kolegjin Zgjedhor. Në Këlcyrë dhe Përmet ku prezantoi dhe kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Berisha u shpreh se Edi Rama është i tmerruar nga opozita.

Sali Berisha fajësoi kryeministrin Edi Rama për rrëzimin e ankimit të opozitës në Kolegjin Zgjedhor.

Gjatë një takimi në Këlcyrë ku prezantoi kandidatin Arjan Kasaj, Berisha tha se pas vendimit të kolegjit që në krye të koalicionit të vendoset emri i Ilir Metës, fshihet frika e Ramës.

Berisha: E ka kapur tmerri nga opozita dhe urdhëron mercenarët e tij të shkelin ligje dhe Kushtetutë, t’i emërojë koalicionit, kryetarin e koalicionit, të cilin ligji ia njeh në mënyrë eksplicite anëtarëve të koalicionit. Mua më bën nder se tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha, por problemi është shikoni se çfarë qëndrimi ka ndaj opozitës.

Zonat rurale, sipas Berishës janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria.

Berisha: Kanë zhvilluar nepotizmin, kanë abuzuar dhe kanë vendosur të fundit qytetarin. Përmeti dhe Shqipëria, veçanërisht fshati dhe zona rurale, u përballën këto 10 vite me një injorim absolutisht total, ndërkohë që kanë potenciale shumë të mëdha.

Në Përmet ku prezantoi kandidatin Edmond Kominon. ish-kryeministri u shpreh se personi i parë që do të dënohet pas rotacionit të pushtetit, do të jetë edi Rama.

Berisha: Edi Rama, je i pashpresë.McGonigal po të pret. Pasi të mbarosh dënimin atje, do vish këtu se dënime të tjera të presin.Ligji për heqjen e parashkrimit do jetë ligji i parë që do miratohet në parlament.

Ndërkaq, kreu i Rithemelimit akuzoi dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se po cënon lirinë e medias duke paditur gazetarët.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET