“Do fitojmë në të gjithë Shqipërinë”, Blushi sulmon kandidatin e “Rilindjes”: Qesharak, premton tren elektrik në Maliq, por…

“Do fitojmë në të gjithë Shqipërinë”,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka deklaruar se në Maliq ekziston një besim i palëkundur për fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” më 14 maj.

Në një postim në Facebook, Blushi u shpreh se kandidati i “Rilindjes” është bërë qesharak dhe i pabesueshëm me premtimet e tij të pamundura, siç është treni elektrik në Maliq.

"Në Maliq ka shpresë, padurim për Ndryshim dhe besim të palëkundur në fitore. Sot së bashku me deputetin Edmond Spaho dhe strukturat vendore të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, zhvilluam një takim me Kryebashkiakun e ardhshëm të Maliqit, mjekun humanist dhe djalin e kësaj treve, Dr. Alfred Gega, i cili e meriton plotësisht mbështetjen e qytetarëve, të cilëve u ka shërbyer ditë dhe natë me përkushtim të palodhur.

Shumë i lumtur që qytetarët e kanë mirëpritur dhe po e përkrahin fuqimisht Dr.Alfred Gegën, përballë kandidatit të “Rilindjes” aq të lodhur nga korrupsioni, punët e pabëra dhe premtimet e pambajtura, që së fundmi është bërë qesharak me premtimin e tij: “tren elektrik për Maliqin”. Shumë suksese dhe urime Dr.Alfred Gegës, fituesit më 14 Maj! Bashkë Fitojmë në Maliq dhe në të gjithë Shqipërinë!", shprehet Blushi.

EMISIONET