PL nxjerr videon e Veliajt: Fushata e këtij është fushatë gazrash... që kutërbojnë erë të qelbur gënjeshtrash
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj fushatës që kandidati i socialistëve për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj po zhvillon.
Ndërsa nxjerr një video të deklaratave të Veliajt, Vasili shprehet se edhe fushata e këtij është fushatë gazrash... që kutërbojnë erë të qelbur gënjeshtrash, plehrash dhe inceneratori!
“Ky i hipën trenit gjysëm korrent e gjysëm nafte dhe përfundon në tren me gazra...!
Edhe fushata e këtij është fushatë gazrash... që kutërbojnë erë të qelbur gënjeshtrash, plehrash dhe inceneratori!”, shprehet nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.