Ligji i ri për rivlerësimin e pronave, Poçari: Zgjedhje vullnetare që rrit vlerën e pronave dhe lehtëson detyrimet fiskale

Një ndryshim i ri ligjor po ofron një mundësi të rëndësishme për të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Ligji për rivlerësimin e pasurive lejon përditësimin e vlerës së tyre sipas çmimeve aktuale të tregut, duke sjellë me vete një lehtësim të ndjeshëm të detyrimeve fiskale.

Për të folur më shumë rreth kësaj teme, e ftuar në emisionin "Alert", në "Ora news", ishte Xheni Poçari, eksperte e pasurive të paluajtshme.

"Patjetër që është një një ligj që është vullnetar, në formatin që klientët dhe individët mund të mund të zgjedhin nëse duan që ta aplikojnë apo jo në pronat e tyre, por që ka efekte shumë të mira në trajtimin e pronave dhe në rregullimin e tregut.

Sepse duke qenë se është hapur rivlerësimi, kemi mundësinë që t'i japim çdo prone vlerën aktuale të tregut.

Pra, të rrisim pjesën e çmimit me të cilën shteti vlerëson pronën.

Nesër, pasnesër, kjo pronë mund të lihet kolateral në bankë dhe për secilin nga individët që duan të investojnë apo duan ta shesin pronën, ka një vlerë më të lartë në në treg.

Deri në kolapse ekonomike, domethënë, gjithmonë ka qenë në rritje vlera e pronave", u shpreh Poçari.

EMISIONET