Laska: Pakënaqësia e qytetarëve mbushi sheshin, politika duhet të kuptojë se koha e saj po mbaron
I ftuar në emisionin "Ora e Betit“ në Ora News, Napolon Laska ka komentuar protestën masive në kryeqytet, duke deklaruar se prania e mbi 200 mijë qytetarëve në shesh është një mesazh i qartë se kësaj klase politike i ka ardhur fundi, ndërsa nuk ka kursyer as ironitë ndaj Presidentit.
"Shembull të punëve të presidentit se harroj të na thoshte si kishte dalë me atë lojën me guriçka në Kirgistan. Se vetëm për atë mund të na fliste se për gjithë të tjerat nuk flet se shkukul.
Nga ana tjetër, ai shesh aty në mënyrën si e shoh unë, ka shumë halle. Ka shumë histori njerëzore dhe ka shumë njerëz të cilët duan të shprehin pakënaqësinë e tyre dhe duan të tregojnë ëndrrat e tyre për të ardhmen.
Mesazhi ishte i qartë kështu në ku mbi 200 mijë pjesëmarrës ishin në shesh dhe ishte një mesazh që kjo klasë politike duhet ta lexojë dhe duhet të kuptojë që i ka ardhur fundi. Në atë shesh kam takuar me qindra njerëz gjatë këtyre ditëve. Dhe secili nga ata, siç e thashë më sipër, ka nga një histori nga pas.
Takova Bujarin, i cili ka blerë shtëpinë në vitin 2008 në Tiranë dhe ende nuk e ka marrë hipotekën. Ndërkohë që po Bujari ka djalin në Shqipëri dhe vajzën në emigrim, sepse nuk arrijnë që të çajnë në këtë sistem të kalbur që është në Shqipëri.
Takova Arditin me Enisën që janë një çift i ri, të cilët nuk arrijnë dot që jo vetëm të nisin të krijojnë familjen, pra të bëhen me fëmijë, të marrin guximin të bëhen me fëmijë, por as edhe që të mendojnë që të blejnë një shtëpi me çmimet e shtëpive që kanë vajtur në Tiranë.
Takova nipin e Shpresës, i cili në ditët e para të protestës, dhe e kam recetën këtu me vete në telefon mund t'ia kaloj dhe regjisë, i cili në ditët e para të protestës kishte çuar gjyshen në spital në Fier dhe e kishin përcjellë nga spitali me letër," u shpreh Laska.
Ndiqni emisionin e plotë:

