Lapaj në Berat: 100 mln euro rezultojnë të vjedhura te dosja e AKSHI, ku 10 mln euro janë blerë çokollata

Lapaj në Berat: 100 mln euro rezultojnë të vjedhura te dosja e

Adriatik Lapaj ka vijuar turin e tij të takimeve me qytetarët. Këtë të diel, ai është ndalur në qytetin e Beratit, ku ka zhvilluar një takim me banorët e zonës.

Gjatë fjalës së tij, Lapaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen masivisht në protestën e paralajmëruar më datë 31 janar, ora 18:00, në Tiranë.

Në deklaratën e tij, Lapaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin qeveritar për korrupsion dhe abuzim me fondet publike.

“Rama drejton qeverinë më hajdute të Europës. Është e vërtetuar tashmë edhe nga prokuroria e gjykatat që ministrat e tij dhe ai vetë janë të angazhuar në dosje që vërtetojnë një abuzim me fonde të Republikës së Shqipërisë.

Ata kanë vjedhur, 53 mln euro rezultojnë të deformuara vetëm në një tunel. 100 mln euro rezultojnë të vjedhura te dosja e AKSHI, ku 10 mln euro janë blerë çokollata. Pra një institucion që ka prioritet ruajtjen e sigurisë, blihen 10 mln euro çokollata.

Nuk janë blerë çokollata se me 10 mln euro çokollata mban me çokollata gjithë fëmijët e Europës, por janë bërë fatura fiktive për të vjedhur paratë tuaja dhe kur shkoni në institucioneve thonë nuk ka sistem.

Çfarë duhet të bëjë më shumë një qeveri për t’u rrëzuar? Prisni të vrasin njerëz, njerëz nuk vrasin këta se përdorin gaz lotsjellës. Blejnë gaz me lekët tuaja dhe t’i ske mundësi t’u afrohesh” – tha ai.

EMISIONET