Kuvendi i PD mbyll votimin/ Kutitë e votimit janë vulosur dhe po transportohen drejt selisë blu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2026, 17:24
Ka përfunduar procesi i votimit në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Pas fjalimeve të mbajtura nga deputetët dhe drejtuesit e lartë, delegatët kanë shprehur vullnetin e tyre përmes votës.
Tashmë, kutitë e votimit janë vulosur dhe po transportohen drejt selisë qendrore të Partisë Demokratike. Procesi i numërimit të votave pritet të nisë menjëherë në ambientet e selisë blu, nga ku do të dalin edhe rezultatet zyrtare të këtij Kuvendi.

