Kristaq Kume: Koha për ndryshimin e Kushtetutës, po shkojmë drejt BE-së
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume mbështet propozimin e kryemistrit Edi Rama për ndryshimin e Kushtetutës.
Në një intervistë për “Ora News” eksperti shprehet se vendi ndodhet përballë zhvillimeve të mëdha që vijnë si pasojë e ambicies për intergrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është thjesht një proces burokratik, por nënkupton fundin e tranzicionit të gjatë shqiptar. Kjo kërkon rregulla të reja loje, duke filluar nga vetë Kushtetuta. Është e domosdoshme që ky proces të mos mbetet peng i mureve të Kuvendit, por të përfshijë aktorë të gjerë të shoqërisë, për të garantuar një shtet të së drejtës funksional dhe të barabartë me standardet europiane.
Në BE do të thotë që i jepet fund periudhës së tranzicionit. Gjë që kërkon për mendimin tim, hartimin e rregullave të reja dhe në kushtetutë, por jo vetëm, të cilat do të na bëjnë ne si shoqëri të aftë për të bashkëjetuar si anëtarë me të drejta të plota me vendet e tjera të BE-së.
Pastaj se si duhet të realizohet ky ndryshim i kushtetutës, edhe për këtë unë këmbëngul në atë që kam artikuluar në mënyrë të vazhdueshme, duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, pra jo vetëm me pjesëmarrjen e aktorëve politikë të përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo dhe ata që s'janë të përfaqësuar në kuvendin e Shqipërisë, por të gjithë pjesës tjetër të shoqërisë shqiptare.
Pra, mund të niset dhe duhet të niset dhe të realizohet si detyrë nën monitorimin e plotë pra, të kuvendit të Shqipërisë, por nuk duhet të realizohet brenda mureve të kuvendit të Shqipërisë, por duhet të realizohet, duke bërë pjesë të saj që të gjithë këta që unë sapo jua thashë.
Dhe në qoftë se mendohet të realizohet në këtë mënyrë, besoj se mund të arrihet në produkte të cilat të plotësojnë këtë kusht që unë sapo thashë, një legjislacion që të na bëjë të aftë dhe efektiv në shoqërinë evropiane, në dhe në bashkekzistencë, bashkëjetim me...”, theksoi Kume.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KRISTAQ KUME

