Koçiu: 8,000 konsulta falas në Klinikën Stomatologjike nga janari

Koçiu: 8,000 konsulta falas në Klinikën Stomatologjike nga

Klinika Stomatologjike Universitare në Tiranë ofron shërbime mjekësore të teknologjisë së lartë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Abana Koçiu theksoi sot se “nga muaji janar deri më 23 gusht pranë Klinikës Stomatologjike janë kryer rreth 8,000 konsulta falas, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku u kryen 5,900 vizita”.

“Kam dy ditë që marr shërim pranë Klinikës Stomatologjike. Nuk e prisja të ishte ky shërbim, por aparaturat janë me teknologjinë e fjalës së fundit dhe me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm nga mjekët”, tha një paciente.

Belisa Kaleci, drejtoreshë e KSU tha se “kjo klinikë është një strukturë publike që ofron shërbim falas për të gjithë qytetarët dhe bazuar në kriteret e pranimit dhe kuadrit rregullator në fuqi  klinika ofron shërbim edhe për shtetasit e huaj rezidentë në Republikën e Shqipërisë.

“Gjatë periudhës së verës kjo klinikë ofron shërbim për të gjithë turistët vendas e të huaj që paraqiten pranë klinikës. Gjatë muajit korrik janë trajtuar pranë klinikës 1200 pacientë, të cilët kanë marrë shërbimin e kirurgjisë , ortopedi dhe terapi. Numrin më të madh të rasteve të trajtuara e kemi pranë ortopedisë ku realizohet protezimi dentar me vetëm 600 raste vetëm në korrik”, tha Kaleci.

Ajo u shpreh se “Klinika Stomatologjike dhe stafi i saj mirëpret çdo qytetar që paraqitet pranë saj për t’i shërbyer me standard, cilësi dhe përkushtim”. Në Klinikën Stomatologjike Universitare ofrohet gama e plotë e shërbimeve dentare.

EMISIONET