Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjes

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e Jurgis Çyrbjas për ndryshimin e masës së sigurisë.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila hodhi poshtë pretendimet e mbrojtjes për një masë më të lehtë.

Ky zhvillim vjen pak ditë pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) përfundoi hetimet ndaj ish-deputetit socialist dhe depozitoi dosjen në Gjykatën e Posaçme me kërkesën për kalimin e çështjes në gjykim.

Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 Tetor 2024 me urdhër të SPAK.

Ai ka qenë deputet i Kuvendit për dy legjislatura, dhe ka dhënë dorëheqjen nga mandati në Tetor të vitit të kaluar, në kohën kur hetimet e SPAK kishin hyrë në fazën përfundimtare.

EMISIONET