Meta uron Sulltan Nevruzin: Të jemi të bashkuar, nuk ka pranverë pa të rinj

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.

Nga oborri i Kryegjyshatës Botërore të Bektashijve, Meta apeloi për bashkim dhe vëmendje tek të rinjtë.

“Uroj të gjithë besimtarët bektashinj dhe të gjithë qytetarët shqiptarë në këtë ditë kaq të rëndësishme të ekuinoksit pranveror, në këtë ditë optimizmi pranveror, në këtë ditë lindjeje dhe gjallërimi, në këtë ditë vërtetë të bekuar por edhe në këtë ditë të demokracisë, sepse 22 marsin e kemi dhe ditë të demokracisë.

Jam shumë i lumtur që shikoj një pjesëmarrje si asnjëherë tjetër në këtë festë të Sulltan Novruzit në Kryegjyshatën tonë Botërore dhe ishte kënaqësi t’i përcillja urimet më të përzemërta Kryegjyshit Botëror Baba Edmond Brahimaj për të gjithë besimtarët bektashinj dhe popullin tonë që të jemi të gjithë gjithmonë të bashkuar, optimistë dhe të arrijmë ato objektiva që t’i bëjmë të rinjtë të qëndrojnë këtu me besim të plotë tek e ardhmja”, u shpreh Meta. 

EMISIONET